“Po kontrollojnë like-t”/ PS për akuzat për “Aktivistin”: Do t’i ndjekim ligjërisht
Sekretari për Digjitalizimin në Partisë Socialiste, Etjen Xhafa, iu përgjigj këtë të mërkurë akuzave të opozitës se PS po përdor një aplikacion të quajtur “Aktivisti” për të kontrolluar administratën publike në “like-t” dhe komentetet që i bëjnë kryeministrit Rama në rrjete sociale.
Xhafa tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se aplikacioni përdoret për përdorim të brendshëm mes aktivistëve të Partisë Socialiste.
Ai tha se PS do të ndjekë rrugën ligjore për personat që kanë publikuar të dhënat e aplikacionit.
“Është aplikacion kominikim për të përçuar mesazhin e Partisë Socialiste. Manipulimi dhe fabrikimi i të dhënave që është bërë duke vënë emrin e aktivistit do të ndiqet në rrugë ligjore nga Partia Socialiste.
Edhe ne do ta ndjekim në rrugë institucionale. Nuk kemi asgjë për të fshehur, është aty, ka 4 muaj mund të futeni dhe ju, të logoheni. Nuk shajmë nuk baltosin dhe nuk jemi drejtuar asgjë ndaj askujt, vetëm shpërndajmë mesazhin e Partisë Socialiste. E gjitha është një përpjekje për të kompleksuar mbështetësit tanë. E gjitha është një përpjekje propagande për të luftuar qëllimin tonë që me vullnet të lirë PS të fitojë shumicën e bashkive të vendit”, tha Xhafa.
REAGIMI I KRYEMINISTRIT RAMA:
Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi.
Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PSthjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialistedo të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë