“Po më vdes gruaja në shtëpi, më hapni rrugën” – Qytetari përplaset me protestuesit
Një incident mes një qytetari dhe protestuese që kishin bllokuar rrugën është shënuar në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.
Qytetari ka zbritur nga makina dhe i ka kërkuar protestuesve t’i hapin rrugën, por është përzënë, goditur dhe sharë prej tyre si provokator.
“Po më vdes gruaja në shtëpi. Hajde me mua, po isha unë gënjeshtar më fut në burg. Kam punuar gjithë ditën, dua të më hapet rruga të shkoj në shtëpi te gruaja, është e sëmurë me sëmundje mendore, më merr ne telefon dhe thotë hajde. Nuk kam faj, dua të hapet rruga të shkoj te gruaja në shtëpi. Nuk kisha asnjë njoftim për protestën, kam qenë gjithë ditën në majë të malit duke punuar”, tha qytetari në një prononcim për Euronews Albania.
6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.
Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vasili i bashkohet protestës, flet për herë të parë për arrestimin e Ilir Metës
VIDEO-LIVE| 6 akse të paralizuara, nis bllokimi i rrugëve për protestën e opozitës
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë