Po ndërtonte pa leje në plazhin e Jonufrit, arrestohet 62-vjeçari
Një 62-vjeçar i cili kishte nisur punën për të ndërtuar një lokal në plazhin e Jonufrit është arrestuar.
Ai nuk ishte i pajisur me leje dhe u kap gjatë verifikimeve të policisë në terren.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi M. V. kishte ngritur 2 objekte prej druri, në funksion të ndërtimit pa lejen e organeve kompetente, të një lokali në plazhin e Jonufrit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. V., 62 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara