“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

4 Qershor 2023 | 21:25

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të krijuara në veri të Kosovës. Ajo tha se kryeministri Kurti po pengon tani implementimin e marrëveshjes së Ohrit të cilën e ka firmosur vetë.

Ajo tha se edhe pse partia që ajo përfaqëson LDK ka qenë që në fillim kundër kësaj marrëveshje, kur merren obligime ndërkombëtare duhen zbatuar, ndërsa sipas saj Kurti nuk është duke e bërë këtë gjë.

“Ne duhet të dëshmojmë se jemi shtet që kur marrin obligime ndërkombëtare, ne u rrimë mbrapa dhe shkojmë me dinamikat në dialog dhe në koordinim me SHBA-në dhe BE-në dhe nëse merren obligime ndërkombëtare u duhet t’u shkojmë pas dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira nga ky proces.

Ne kemi kërkuar që të gjenden zgjidhje më të mira, por marrëveshja e Ohrit ka treguar se kryeministri jonë ka qenë i paaftë për të adresuar kërkesat dhe për të arritur më të mirën nga ky proces”,-tha Jehona Lushaku nga PDK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026