Po performonte “live” në Paris, këngëtari humb jetën në skenë

16 Tetor 2022 | 22:20

Michael Benjamin, një artist nga Haiti i njohur me emrin e tij skenik “Mikaben”, vdiq të shtunën në skenë teksa performonte në Paris me grupin konpa Haitian CaRiMi.

Benjamin, dyshohet se pësoi një atak në zemër gjatë shfaqjes, duke shokuar fansat që e panë të rrëzohej teksa po dilte nga skena.

“Ai ndërroi jetë pas një krize në skenë dhe pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, nuk ia doli,” njoftuan organizuesit e koncertit në Twitter.

Videot në rrjetet sociale e tregojnë atë duke performuar, e ndërsa drejtohej nga fundi i skenës, papritur 41-vjeçari rrëzohet në tokë. Muzika u ndal dhe në skenë u thirrën mjekët por artisti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Mikaben, djali i këngëtarit të famshëm Lionel Benjamin, lindi në kryeqytetin Haitian, Port-au-Prince, në vitin 1981 dhe ishte i njohur në skenën muzikore lokale si këngëtar, shkrimtar dhe producent. Ai u shfaq në disa hite të Carimi, duke përfshirë Baby I Missed You dhe Fanm sa Move.

Gruaja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë, postoi një mesazh duke falënderuar njerëzit për lutjet, por duke kërkuar privatësi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026