Po planifikonin vrasjen e nipave të Hysenbelliut, zbardhet dëshmia e 2 vëllezërve

8 Tetor 2022 | 11:06

Euronews Albania siguron dëshminë e dy vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj që u arrestuan pak ditë më parë gjatë operacionit “Porositësit”.

Në dëshminë e vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj janë zbardhur detaje të tjera nga planet për të kryer atentate kundrejt pagesës.

Nga dëshmia para hetuesve del se krahas vrasjes së gabuar në “Don Bosko”, vëllezërit Beqiraj në bashkëpunim me Kevin Zenelin planifikonin të qëllonin nipat e Geron Hysenbelliut në zonën e Astirit, pasi ishin paguar nga Kasandër Noga.

Ata tregojnë para efektivëve se do të paguheshin nga 50 mijë euro për secilin nip të Hysenbelliu që do ekzekutonin.

“Gjatë kësaj jave nuk e pamë Geronin fare, por pamë nipat e tij që na vinin para mbrapa. Të gjendur në këtë situatë, Kevi komunikoi me aplikacionin ‘signal’ me shtetasin Kalandër Noga që ishte jashtë vendit dhe që në telefon Kevini e kishte vendosur me emrin ‘fratello’. Na thoshte që ai ishte në Spanjë dhe ky ishte personi qe paguante para për kryerjen e kësaj pune. Na thoshte që meqë nuk po gjeni Geronin, qëlloni nipat e tij. Kemi ndjekur nipat ku për secilin nga Kasandri do të paguhej shuma 50 000€. I ruajtëm për 2-3 ditë nipat ku kemi ardhur në Tiranë me makina me qira së bashku me vëllanë, pra në datën 27/01/2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat te tabakino dhe Kevini kishte marr përsipër detyrën t’na informonte për lëvizjet e nipave.

Disa here Kevini thoshte është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ata ishin 4-5 persona dhe rrinin jashtë. Gjatë këtyre ditëve njëherë, kur ishim te fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi kemi parë që tek zona tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH “, dëshmuan ata para efektivëve.

Ndërkohë nga dëshmia e vëllezërve rezultoi dhe se ata kishin frekuentuar lokalin e Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi” për të mbledhur informacione, lëvizje që kishin rënë në sy të njerëzve të “fortit” të Sukthit, të cilët rrëmbyen për disa minuta njërin prej tyre në autostradën Tiranë-Durrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026