Po punohej për izolimin e tarracës, merr flakë mobilieria në Shkodër

22 Tetor 2024 | 14:10

Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, në Shkodër ka rënë zjarr gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar zjarrin.

Një grup hetimor ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026