“Po shfrytëzon vakumin në opozitë”- Hoxha: Meta tenton katarsis, ç’kërkon të arrijë
Gazetari Ardit Hoxha është shprehur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me daljet e fundit publike dhe lëvizjet brenda forcës politike që drejton, po tenton një ristrukturim të PL-së.
Komentet Hoxha i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se me këto lëvizje Meta po kërkon të rrisë potencialin e Partisë së Lirisë, në një moment kur ka një vakum në opozitë.
Ai tha gjithashtu se nuk besonte në “lajthitjen” e Metës dhe përplasjen mes çiftit, por shtoi se gjithçka ishte një operacion i pastër politik.
“Ajo mbledhje e djeshme e KDK-së së Partisë së Lirisë më hoqi pak mallin dhe më ktheu ato kujtimet që ndodhnin atëherë në PS. Gjithë ky proces në PL mund ta konsiderojë edhe si një proces katarsisi që Meta po tenton të bëjë me veten e tij si personazh politik, por edhe me Partinë e Lirisë. Një proces që mbase duhet ta bënte që kur i ndërroi emrin partisë, por është një proces që në një periudhë kur jemi rreth një vit larg zgjedhjeve, është një proces kuptimplotë.
E ka nisur duke parë edhe rrethanat politike, kemi një mazhorancë të konsoliduar dhe tepër solide për mandatin e katërt dhe një opozitë që nuk është aty ku duhet të ishte. Meta po tenton të përfitojë sa më shumë për të rritur potencialin e partisë së tij, edhe për shkak të bjerrjes së madhe që PL pësoi në 2021, ku mbeti me 4 deputetë.
Në shikimin tim është një operacion i pastër pijari politik dhe të paktën deri tani mjaft i suksesshëm. Unë nuk besoj te lajthitja e Metës apo te përplasja e madhe familjare Monika-Ilir. Unë mendoj se është operacion i pastër politik në PL që po kërkon të rrisë potencialet e Metës dhe të rrisë potencialet e PL për të shfrytëzuar vakumin në opozitë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 21:30 Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë