Përplasja Meta-Kryemadhi, Gjokutaj: Dy këmbanat e alarmit në Partinë e Lirisë
Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, avokati Genc Gjokutaj, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku analizoi përplasjet Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Partinë e Lirisë.
Avokati tha se lëvizjet e Metës bëhen me qëllim riorganizimin dhe riformatimin e Partisë së Lirisë.
Gjokutaj shtoi se dy këmbanat që e bëjnë sa më emergjent riorganizimin, janë zgjedhjet e 14 majit dhe arrestimi i Berishës përmes një procesi antikushtetues.
“Janë dy këmbana që e bëjnë emergjente riformatimin dhe riorganizimin e Partisë së Lirisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të partisë, për të kandiduar si një parti moderne. Këto nuk mund të bëhen brenda një dite. Këmbana e parë është rezultati i zgjedhjeve. Humbësi kur është viktimë e një sistemi zgjedhor të kapur, të masakruara dhe pranuar nga ndërkombëtarët, janë prova të qënësishme për kundërshtarin politik për zgjedhjet e ardhshme. Këmbana e dytë ka qenë arrestimi i Berishës përmes një procesi skandaloz dhe antikushtetues të cilin Partia e Lirisë e ka studiuar me kujdes.
Arrestimi ndaj Berishës nuk është goditje ndaj një personi, por është një goditje ndaj liderit të opozitës”, tha Gjokutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë