‘Shpërthimi’ i Ilir Metës, gazetari: Qëllimi i veprimeve dhe ‘frika’ që ka kreu i PL
Gazetari Klevi Muka është shprehur se veprimet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, tregojnë se ai ka frikë dhe kërkon t’u tregojë qytetarëve se mund ta mbrojë votën e tyre.
Komentet Muka i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku u diskutua rreth lëvizjeve të fundit të Metës në parti, por edhe postimeve të tij në rrjetet sociale.
Muka tha se Meta me veprimet e tij po ushqen kultin e individit, por kjo sipas tij nuk përkthehet në votë.
“Ushqyerja e kultit të individit përmes forcës apo ushtrimeve që bën, nuk kapitalizohet në votë. Kjo bëhet vetëm për të garantuar te qytetarët që vota e tyre do të mbrohet. Do të tregojë që është i fortë dhe do e mbrojë votën e qytetarëve. Është edhe i frikësuar.
Fakti që përpiqet të takojë çdokënd, t’i sigurojë që do marrë pjesë në këshille, ose ndoshta frika që ka treguar me këshilltarin që ka larguar nga puna, e ka përmendur aq shumë atë për shkak të fotove që janë hedhur në rrjetin social, saqë më tregon një lloj frike.
Apo spastrimet që ka bërë në parti, nuk e besoj ta ketë bërë për diskurs politik apo për të krijuar një armik të brendshëm. Është frikë. Do të tregojë që është i fortë dhe mund të garantojë votat. Do të rifaktorizohet”, tha Muka.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë