Po shkëlqen me Dinamon, Baton Zabërgja e pranon në Max Sport: Kam disa oferta, por…

23 Dhjetor 2024 | 10:37

Futbollisti i Dinamos Baton Zabërgja ishte i ftuar në emisionin Max Sport në Euronews Albania. Ai foli mbi rikthmin e Dinamos në rrugën e suksesit ky kryesojnë Superligën duke u shpallur dhe kampionë dimri dhe rolin e trajnerit të ri Ilir Daja.

Futbollisti pranoi se kishte dhe oferta nga klube europiane por për momentin tha se donte të ishte i fokusuar te puna me Dinamon.

“Jemi përshtaur shumë mire me filozofinë e lojës së trajnerit Ilir Daja. Profesor Daja ka një bagazh të madh si trajner dhe është kënaqësi të punojmë me atë sepse çdo ditë mësojmë shumë nga ai dhe mundohemi të përmisohemi vazhdimisht. Përparësi për mua është suksesi me Dinamon, kam dhe oferta por do ti diskutoj me klubin dhe menaxherët. Janë dy-tre klube europiane por së pari do kërkoj vazhdimsinë me Dinamon” tha Baton Zabërgja.

Zabërgja foli dhe për grumbullimin për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës.

“Me Kombëtaren e Kosovës kisha grumbullimin e parë por për ne futbollistët e rinj është nder të stërvitesh me yje europain siç ka përfaqësuesja e Kosovës”, tha Zabërgja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026