“Po të këshillojnë gabim”-Malaj-Ramës: Të ruhet nga emocionet, s’ka logjike juridike
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha në një intervistë për Euronews Albania se personat që e këshillojnë kryeministrin e bëjnë detyrën e tyre shumë keq.
Ai i sugjeroi Ramës të kontrollojë emocionet dhe njëkohësisht të jetë i kujdesshëm pasi veprimet e tij nuk kanë logjikë juridike.
“Nuk e di kush e këshillon kryeministrin. Jam i bindur dhe ja them publikisht që e këshillojnë shumë keq dhe njëkohësisht kryeministri vet duhet të ruhet nga emocionet e momentit dhe nuk duhet të lejojë çoroditje juridike,” – u shpreh Malaj.
Malaj deklaroi se t’i thuash biznesit që tashmë ju nuk keni të drejtë të ankoheni në gjykatat ndërkombëtare do të thotë ta demotivosh atë.
“Dëmi më i madh duhet të ndihet në ekonomi, ritmi e investimeve të huaja do bjerë dhe cilësia e investimeve të huaja do të dobësohet sepse nuk do të vijnë ata që duan garanci juridike, por vetëm ata që duan garanci personale,” – u shpreh ish-ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë