Rritja e pagave, Malaj: Mund të na ndodhë si Greqia, burimi i fondit i paqartë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha në një intervistë për Euronews Albania se është e rëndësishme të sqarohet burimi i fondit që do të shkojë për rritjen e pagave ose në të kundërt diçka e tillë s’mund të jetë e realizueshme.
Sipas tij mund të ndodhë si me qeverinë e Greqisë, që për shumë vite jepte shpërblime të majme dhe në momentin që vendi ra në krizë sepse u rrit kostoja e punës dhe nuk kishte produktivitet, atëherë kërkesa e parë që bëri FMN dhe Banka Qendrore Europiane për të ndihmuar Greqinë të dilte nga kriza ishte kthimi pas, pra shkurtimi i këtyre shpërblimeve.
“Nëse nuk i kemi kapacitetet nuk shkojmë dot në një rritje të tillë. Duhet sqaruar burimi, për mua është i paqartë sepse është bazuar vetëm tek të ardhurat nga inflacioni, nuk është bazuar se u lirua baza e të ardhurave, nuk janë rritur të ardhurat se doli pusi që tha kryeministri. Janë të ardhura nga inflacioni, janë të ardhura varfëruese,” – sqaroi Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arben Malaj e thotë hapur: Jam kundër amnistisë fiskale! Ju tregoj arsyet
- Arrestimi i nënës lehonë, Malaj: Pasojat më të rënda bien mbi fëmijët
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë