Arben Malaj e thotë hapur: Jam kundër amnistisë fiskale! Ju tregoj arsyet
Ish-ministri i Financave Arben Malaj, i ftuar në Euroneës Albania tha se ai është kundër amnistisë fiskale duke renditur edhe arsyet se përse ai nuk është dakord. Sipas tij, amnistia fiskale favorizon biznesmenët që i kanë kryer veprimtaritë e tyre në rrugë informale në krahasim me biznesmenët e ndershëm.
“Unë, për përgjegjësitë që kam patur dhe formimin që kam jam kundër amniskisë fiskale, pse? Gjëja e parë dhe më e rëndësishme, është risku moral. Fakti që do të bëhet me 84 kuota, se është amnisti penale. Një amnisti e thjeshtë do 74 kuota. Çfarë do ndodhë? Çdo parti me të drejtën e saj do e përdor amnistinë fiskalë si një joshje elektorale.
E dyta ne ndihemi keq sepse të gjithë ata që paguajnë taksa dhe tatime dh ekanë bërë biznes kur konkurrenca kja qenë e dobët kur konkurrenca ka qenë jo ligjore, më tepër kemi pasur elementë të të fortëve të cilët me para informalitetit kanë kapur pjesën më të mëdha të investimeve publike.
Ka raste të kompanive të mëdha që dalin se kanë çëshjte të hapura në shtetet fqinje. Si mundet, një Ministër Finacash apo një Kryeministër t’i thotë popullit paguani taksa, kur 8% duhet të pagujë. Po mirë ky biznesi që paguan 15% për tatim fitimin, paguan edhe 19% për sigurimet shoqërore.
Atëherë i bie që 34% kostoja e tyre dhe reduktohet në 8%. Ne formalizojmë informalitetin, duke i dhënë atyre një normë shumë të ultë të formalizimit të parave të tyre në raport me njerëzit e ndershëm në ekonominë shqiptare”,- tha për Euronews Albania ish-ministri Arben Malaj.
LEZONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë