Po transportonin emigrantë të paligjshëm në Shkodër, shpallen në kërkim dy persona

30 Nëntor 2024 | 15:03

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia në Shkodër për kalim të paligjshëm të emigrantëve pasi në vendin e quajtur Ura e vjetër e Bunës, është konstatuar një makinë për të cilën punonjësit e policisë kanë dyshuar se ka emigrantë dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e tyre ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për parandalim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi.

Policia e Shkodrës ka parandaluar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Shpallen në kërkim dy shtetas. Sekuestrohen 1 automjet, 1 leje drejtimi dhe 7 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasit:

-D. L., 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe F. H., 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin  po transportonin  7 shtetas të huaj me qëllim kalimin  paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Ura e  vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë  për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e  tyre.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, në bashkëpunim”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026