Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodër ka arrestuar një 28-vjeçar, të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjtë”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lire shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas.
Më datë 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit