Qëlloi disa herë me thikë në trup dhe qafë të riun, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Ajdin Ajazi, i cili mesditën e të enjtes plagosi me thikë një 20-vjeçar në Qytetin Studenti.
Sipas një komunikate për media, policia bën të ditur se është proceduar penalisht edhe një 52-vjeçar, i cili është personi që i ka shitur mjetin prerës të riut.
Ngjarja ndodhi në një kafene pranë një universiteti privat në Qytetin Studenti. I plagosur mbeti shtetasi Aron Demiraj, i cili mori plagë të shumta në trup dhe qafë. Ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë