“Po u bëjnë presion mësuesve”, deputeti i PD: U dërgojnë mesazhe për mitingje
Deouteti i Partisë Demokratike Luan Baçi i ftuar në Euronews Albania tha se mësuesve po u bëhet presion që të jenë të pranishëm nëpër mitingjet e zhvilluara nga Partia Socialiste. Për këtë ai solli si shembull mesazhin e dërguar nga Partia Socialiste mësuesve të Fierit.
“Mësuesve u kanë vajtur mesazhe dje dhe sot, për të marr pjesë në takim. Mesazhet unë i kam në telefon por nuk mund të nxjerr mesazhe të mësuesve që në mirëbesim mi kanë dërguar. Mesazhin po ta lexoj”,-tha deputeti i PD Luan Baci.
Pasi lexoi mesazhin e dërguar me emrin e Taulant Ballës, me të cili mësuesit janë njoftuar për mitingun që do të zhvillonte Partia Socialiste, Luan Baci ka shpjeguar se përse kjo gjë quhet presion ndaj mësuesve.
“Mësuesit që më kanë dërguar mua mesazhin janë mbështetës dhe janë në strukturat e partisë demokratike. Problemi ku është? Drejtoria Arsimore merr databazën e mësuesve dhe nisin mesazhe në bllok të gjithë mësuesve.
Në fund fare nuk ta ka borxh askujt që t’i dërgohet një sms pa qenë pjesë e strukturave të tua apo pa qenë mbështetësi yt. Mësuesve u bëhet kjo gjë në formë presioni. Detyrohen të shkojnë të ulen të gjithë bashkë që të shikojnë kush shkoi e kush nuk shkoi se ndryshe do u shikohen pikët, ecuria e nxënësve, transferimi në një shkollë tjetër”,-tha Luan Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme