Po vjen “Grand Park Skyline”, destinacioni i ri në hyrje të parkut të liqenit
Grand Park Skyline është kompleksi më i ri rezidencial i klasit të lartë, që do të menaxhohet nga marka të njohura ndërkombëtare dhe do t’i shtohet shumë shpejt transformimit urban dhe arkitekturor të Tiranës.
Projekti Grand Park Skyline u prezantua për publikun në një ceremoni të veçantë, duke bërë bashkë arkitektë, biznesmenë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit. Ky kompleks rezidencash banimi dhe shërbimi hotelerie është marrë përsipër të ndërtohet nga kompania lider në këtë fushë X-One, e cila është pjesë e Grupit IDA, – një bashkim kompanish me eksperiencë të gjatë në skenën e ndërtimit dhe me kontribut në ndërtimin e veprave ikonike si Bosco Verticale apo Stadiumi “San Siro” në Milano.
“Unë jam i bindur se ky projekt nuk është vetëm projekti ynë, por është një pjesë e qytetit të Tiranës, me 3 kulla dhe një qendër tregtare, e quajtur në gjuhën e vjetër Ziggurat. Është një projekt që do të ecë shumë shpejt,”- tha Ylli Ujka, Administrator i Kompanisë X-One.
Projekti i dizajnuar me mjeshtëri nga arkitekti zviceran me famë botërore, Valerio Olgiati, përfshin dy kulla rezidenciale brand, një kullë hotel me 5 yje dhe qendrën komerciale, si destinacioni më i fundit për markat më të njohura të modës.
“Arkitekti Valerio Olgiati, i cili është edhe krijuesi i këtij projekti, si nga ana e konceptit, ashtu edhe nga ana urbane, është artisti më unik sot për sot në arkitekturën botërore bashkëkohore”,- tha Ylli Ujka, Administrator i Kompanisë X-One.
Grand Park Skyline do të ofrojë një pamje mbresëlënëse mbi Liqenin dhe Parkun e Tiranës, e do të jetë një oaz qetësie për rezidentët e saj, me komoditet dhe shërbim 24/7. Restorantet, kafenetë elegante, pika e vrojtimit në tarracë, por edhe hapësirat e dedikuara për aktivitete të ndryshme, do ta kthejnë atë në një destinacion të paharrueshëm për vizitorët.
Kompleksi unik do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 144 mijë m2, me rreth 530 apartamente moderne, 184 dhoma luksoze hoteli, restorante, kafene, tarracë panoramike, spa, palestër dhe mbi 800 vende parkimi nëntokësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 21:31 Kryesia e PD, Kuçana: Jam politikane terreni, nuk harxhoj kohë për të zënë një karrige
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë


