Pogradec, mbahen zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD
Rreth 1000 anëtarë të Partisë Demokratike të degës së Pogradecit do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të kësaj dege. Dy emra janë në garë ai i Kasem Gallës ndër anëtarët e vjetër dhe ndër themeluesit e degës së PD i cili e ka mbajtur më herët drejtimin e kësaj dege dhe rikandidon sërish për të marrë drejtimi ne saj.
Oligert Muçllari me profesion financier i ardhur më herët nga radhët e FRPD dhe që aktualisht është kryetar i komanduar i degës dhe që synon të marrë tashmë një mandat të plotë për të vijuar drejtimin e PD Pogradec e për ta udhëhequr më pas në zgjedhjet lokale të 2017-ës.
Sipas të dhënave anëtarët që kanë emrin në lista do të mund të votojnë përmes kartës ID, ndërsa ata që nuk kanë emrin në listë për arsye të ndryshme mund të votojnë përmes kartës së anëtarësisë në PD.
Zgjedhja për kryetarin e degës pritet të nisë si proces në orën 8:00 të paradites deri në orën 17:00
Në zgjedhjet e fundit që janë zhvilluar për kryetar të kësaj dege kanë marrë pjesë rreth 800 anëtarë ose 80% e tyre.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil