Pogradec|Djali ushtron dhunë mbi babain, ky i fundit e plagos me çifte

24 Korrik 2024 | 19:14

Një plagosje me armë zjarri brenda një familje ka ndodhur në fshatin Stropckë, në Pogradec.

Burime të sigurta për Euronews Albania thanë se mes babait, Agim Shkullaku, rreth 80 vjeç dhe djalit, Përparim Shkullaku, rreth të 50-e ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara.

Gjatë debatit mësohet se djali ka ushtruar dhunë ndaj babait e ne kushte te tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë.

Mësohet se arma e përdorur është e llojit “çifte”.

Personi i plagosur është duke u transportuar drejt Spitalit të Pogradecit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

Vijon…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026