Pogradec/ U konfliktua me këshilltarin bashkiak, Muçllari: Turp të kenë, na kërcënoi

10 Nëntor 2025 | 15:49

Kevi Muçllari, një prej banorëve të Çërravës u përfshi në një konfrontim fizik këtë të hënë në Këshillin Bashkiak të Pogradecit. Incidenti ndodhi me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti, pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.

Në një prononcim për mediat, ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve. Në deklaratë, Muçllari thekson se anëtari i këshillit bashkiak e ka kërcënuar dhe për këtë, ai do ndjekë më tej çështjen me hapa ligjorë.

“Pati një moment tensioni sepse anëtari i këshillit bashkiak, z.Engjëll Shyti u ngrit e na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë por në moment acarimi, pasi u miratua vendimi, paraqitem gjithë argumentet, deri në momentin që situata ishte e qetë, ishte rracionale. Kryetari tha se kjo është teke dhe ajde ta miratojmë vendimin, kjo është e papranueshme, ndaj ndodhi tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Tani ajo çfarë duhet të dihet me siguri është se nuk do e lëmë këtu këtë punë. Këshilltarët turp të kenë, ata që e ndryshuan më vjen keq që duhet të jenë përballë kësaj situate, më vjen keq për gjendjen ku janë. Kjo punë nuk ngelet këtu. Do vazhdojmë ta ndjekim në gjithë hapat ligjore çështjen”, u shpreh Kevi Muçllari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026