Pogradec: U konfliktuan e u plagosën me gota në lokal, 2 persona dërgohen te Trauma

21 Qershor 2025 | 20:07

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një konflikt për motive të dobëta në një lokal ka përfunduar me disa persona të plagosur.

Shtetasit me iniciale M. Xh. dhe K. N. janë dëmtuar me gota dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit A.K., N.Ç. dhe D.Xh. janë shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet e policisë bëjnë me dije se ngjarja ndodhi kur shtetasi M.Xh. ka përdorur një thikë dhe spraj neutralizues ndaj personave K.N., N.Ç. dhe D.Xh. pas një përplasjeje verbale. Sipas hetimeve, pasi këta të fundit janë futur në lokal për të pirë kafe dhe janë përballur me dhunë . Fillimisht janë goditur me karrige dhe më pas me thikë, ku shtetasi K.N. është goditur mbi 5 herë në kokë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, shtetasi K.N. është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Ndërkohë, M.Xh., i cili gjithashtu ka marrë një goditje në kokë, ka qëndruar disa orë në komisariat dhe pastrimin e plazmave ka kërkuar të kthehet përsëri në spital.

Policia po vijon hetimet e mëtejshme duke u mbështetur edhe në kamerat e sigurisë të lokalit, të cilat janë sekuestruar nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026