Pogradeci çel dy ekspozita me peisazhe, piktori elbasanas: Është vend që na frymëzon

6 Gusht 2024 | 16:48

Qyteti liqenor apo Lasgushian, siç e cilësojnë, nuk tërheq vetëm pushues me qetësinë dhe bukurinë e tij.

Tradicionalisht, Pogradeci, me liqenin më unikal në Ballkan ka frymëzuar piktorët e poetët.

Në gjirin e tij qyteti numëron me dhjetra piktorë në zë dhe poetë, por frymëzimi i tij shkon edhe përtej qytetit.

Janë të shumtë artistët dhe piktorët që thonë se Pogradeci frymëzon dhe është e pamundur që natyrën e tij të mos ta hedhësh në telajo.

Vetëm në javën e fundit në qytet janë çelur dy ekspozita pikturash me peizazhe nga ky qytet.

Piktori elbasanas, Sadik Kasa zgjodhi që të sjellë ekspozitën e tij “Stinët” në Pogradec, pasi sipas tij qyteti të ofron gjithçka në çdo stinë.

 “E filloj me Pogradecin, është një tur që do vijojë në Prishtinë, Tetovë, Ulqin etj. Arsyeja që zgjodha Pogradecin është se një pjesë e krijimtarisë time lidhet me Pogradecin pasi më ka joshur me peizazhin e vet. Pogradeci nuk është frymëzim vetëm për piktorët, nuk është rastësi që Lasgushi është nga Pogradeci, është një qytet që frymëzon.” –thotë piktori.

Ndërkohë një tjetër ekspozitë e cila ka në fokus liqenin, mjelmat, natyrën, dimrin, vjeshtën në këtë qytet e jovetëm u çel nga piktori Gëzim Begolli.

 “Ka tematikë të larmishme, siç e shihni janë natyra e vendlindjes time, nga Korça, Devolli më shumë janë nga Pogradeci. Vrojtimi i natyrës ndër vite ka akumuluar edhe përvojën. Këtë tematikë unë e kam përsëritur vazhdimisht, por vë re që kam sjellë diçka të re.” –u shpreh Begolli.

Në Pogradec janë me dhjetra ekspozita vjetore personale deri edhe tek kolonitë ndërkombëtare të cilat zhvillohen, deri tek mbrëmjet poetike të autorëve të ndryshëm shqiptarë e të huaj.

Jo rastësisht ky qytet ka Lasgushin dhe Mitrushin si njerëz të letrave dhe Tason e Lakon si piktorë të mirënjohur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026