Pogradeci, dashuria e kosovarëve, qindra turistë vizitojnë çdo javë qytetin liqenor
Me qindra turistë nga qytete të ndryshme të Kosovës, çdo fundjavë “zbarkojnë” në Pogradec, duke e kthyer qytetin liqenor në një nga destinacionet kryesore që ata vizitojnë.
Ata tregojnë se përse ndihen mirë kur vizitojnë qytetin liqenor. Qetësia është një nga përshtypjet e mira që marrin nga qëndrimi në Pogradec.
“Vij nga Gjilani. Shumë mirë duket këtu. Perfekt. Jemi kënaqur shumë. Gjithçka me pëlqeu, pushime shumë të mira. Çmime fantastike”
“Vij nga Gjilani dhe Pogradeci është shumë i bukur. Qyteti shumë i bukur, pritja, ushqimi, vendi, ju jeni mikpritës, keni për të pasur sukses. Do rikthehem sapo të kem mundësi”
“Është hera e parë, herë e tretë në Shqipëri sepse ne jetojmë në Londër erdhëm këtu. Është mrekulli. Gjithçka me pëlqeu, çmimet në krahasim me atje janë falas”
“Vij nga Prizreni, erdhëm mbrëmë, kaluam bukur. Qyteti shumë i mirë. Shumë të kënaqur me banorët këtu. Natyra dhe liqeni me pëlqeu shume. Do rikthehem patjetër”- shprehen turistët.
Shqiptarët e Kosovës e duan këtë qytet për shkak të larmishmerisë së vendeve turistike që ka, thotë njeri nga guidat.
“Është një qytet që ka gjëra të bukur për të parë, është liqeni, parku i Drilonit këtu afër, park shumë i veçantë. Çmimet janë ekstrem të lira, Pogradeci është duke u kthyer në pikë shumë të vizitueshme çdo fundjavë vijnë me dhjetëra turistë me kompaninë tonë”- ka thënë Hsan Hajdari guidë turistike.
Vitin e kaluar Pogradec priti afro 250 mijë turistë, numër ky që pritet të jetë më I lartë këtë sezon turistik.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”