Pogradeci do të ketë më shumë plazhe publike, raporti 80% me 20%

22 Janar 2025 | 20:41

Vendimi i qeverisë shqiptare në lidhje më stacionet e plazheve private përgjatë 2025 pritet të përgjysmojë numri ne bizneseve verore në Pogradec.

Kjo pasi ligji parashikon se hapësirat e plazheve mund të shfrytëzohen vetëm nga njësitë e akomodimit.

Tashmë proporcioni i hapësirave në qytetin liqenor ka ndryshuar nga 70 përq ind privat e 30 publik, në 80 % publik dhe 20 % privat.

“Raporti për vitin 2025 është 80% plazh publik dhe 20% plazh privat, pasi ne bazë të dhomave akomoduese, shtretërve dhe kampingjeve vetëm 20 për qind prej tyre do të kenë mundësinë për plazhe private. Pasi në bazë të ligjit që doli në shtator vetëm strukturat akomoduese do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë hapësirat për plazhet private”, thotë Enjela Karafili, drejtoreshë e Tatim Taksave.

Por përfaqësuesin e shoqatës së biznesit një vendim i tillë godet sipërmarrjen e lirë, pasi krijohen më shumë hapësira publike por goditet biznesi, ndaj ai propozon edhe një alternativë që bizneset që penalizohen për shkak të mungesës së strukturave akomoduese, të pajisën me leje plazhi në rrugën e Drilonit.

“Problemi është se kjo ndikon negativisht tek këto biznese që do të bien nga ana e zhvillimit dhe të ardhurave. A ka mundësi të gjejmë një rrugë tjetër që ta zhvillojmë at, pasi do ketë më shumë hapësira publike por do të goditet biznesi dhe kështu do të kemi mangësi edhe në të ardhurat e qytetarëve. Mendoj se një alternativë që duhet parë për këto biznese është që të shfrytëzohet një tjetër hapësirë, e cila është shumë e mirë, plazhi kur ikën për në Volorekë, mund ti marrin atje hapësirat bizneset dhe kështu zhvillohet edhe ajo zonë”, shprehet Lavdërim Miminllari, Shoqata e Biznesit.

Nga 60 biznese që kanë operuar vitet e kaluara në Pogradec këtë vit pritet që të pajisen me leje shezlongësh rreth 25 të tillë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026