Pogradeci krizë në tregun e gështenjave, mungon prodhimi

19 Tetor 2025 | 17:22

Tregu i gështenjave në Pogradec po kalon një situatë të pazakontë këtë vit. Në fshatin Gështenjas, i njohur tradicionalisht për prodhimin e bollshëm të këtij fruti, gështenjat pothuajse mungojnë.

Banorët thonë se shkak është bërë thatësira e gjatë, por edhe mungesa e kujdesit ndaj pyllit të gështenjave. Nëse vitet e kaluara banorët ankoheshin për çmimin e ulët të gështenjave, këtë sezon ata nuk kanë asgjë për të shitur.

Ndërsa shumë familje që prej vitesh mbështeteshin ekonomikisht te ky produkt, po përballen me vështirësi. Kryeplaku i fshatit, Seladin Çapo, thotë se përveç kushteve atmosferike, edhe mungesa e pastrimit të zonës ka ndikuar në rënien e prodhimit.

Fshati Gështenjas e ka marrë emrin pikërisht nga ky frut, dikur simbol i zonës për cilësinë dhe shijen e veçantë. Por sot, kjo traditë po rrezikohet nga mungesa e kujdesit dhe prerjet e paligjshme, që po zhdukin një pasuri të çmuar të Pogradecit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026