Polakja pikturon muret e Kapshticës, fokusi i punimit është natyra
Polakja Maria-Rosa Szychowska prej disa ditësh është duke realizuar një pikturë murale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Piktorja e re tha se ndodhet në Kapshticë pasi është kontaktuar nga Ministria e Kulturës si pjesë e një projekti të ideuar nga vet kryeministri.
Punimi i realizuar sipas polakes, është në raport me natyrën dhe mjedisin përreth me këtë pikë kufitare.
“Ishte një projekt dhe u kontaktova në internet, projekt i turizmit e ideuar nga kryeministri dhe ministri i kulturës e financuar nga vet pikat doganore, u kontaktova dhe nga Bashkia e Tiranës dhe ja ku jam”, thotë ajo.
Maria-Rosa Szychowska ka qenë vetëm një herë në kryeqytetin tonë dhe asnjëherë në zona të tjera të Shqipërisë, por ajo çfarë i bën përshtypje është mikpritja që ka gjetur.
Pas Kapshticës piktorja bën të ditur se do të realizoje një pikturë murale edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
“Jam një artiste e re, me pëlqen te pikturoj në vende të ndryshme. Pas Kapshticës do të pikturoj dhe në Qafë Thanë. Shqipëria është e mrekullueshme, njerëzit janë shumë mikpritës, pamja shumë e bukur dhe ushqimi shumë i shijshëm”, shprehet piktorja.
Piktura po realizohet në pjesën ballore të godinës së doganës së Kapshticës dhe ka përmasa të konsiderueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton