Policët shqiptarë vendosen në Angli, plani për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm

25 Gusht 2022 | 09:42

Oficerët e policisë shqiptare do të vendosen në Dover të Anglisë për të ndihmuar në identifikimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm brenda disa ditësh, shkruan Telegraph.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel ka rënë dakord për një plan veprimi me homologun e saj shqiptar për të përshpejtuar largimet, pasi inteligjenca sugjeron se shqiptarët tani përbëjnë midis 40 dhe 60 për qind të emigrantëve që kalojnë ‘Kanalin Anglez’ me varka të vogla.

Oficerët e lartë të policisë nga shteti ballkanik pritet të vendosen në Dover dhe portet e tjera për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, për të hetuar prejardhjen e tyre duke përfshirë lidhjet kriminale dhe për të ndihmuar Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Zonja Patel zhvilloi bisedime me Bledi Çuçin, ministrin e Brendshëm shqiptar, të martën për të gjetur se si mund të përshpejtonin deportimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë sipas një marrëveshjeje kthimi që ajo nënshkroi me shtetin ballkanik vitin e kaluar.

Pretendohet se 6,000 nga 23,000 emigrantë që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria, edhe pse vendi ynë është aleate e NATO-s që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe nuk ka parë asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026