Policia aksion kundër lojërave të fatit në Berat, 1 i arrestuar, 3 nën hetim
Një person është arrestuar dhe të tre janë proceduar në gjendje të lirë pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fati.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë A. B., 40 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet e lokalit të cilin e administronte shtetasi A. B., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe dy tableta për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H. dhe F. T., pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në ambientet e lokalit.
Po ashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për të luajtur lojëra fati të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin