Policia aksion kundër vendosjes së skedinave online, disa të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka ndërmarrë të mërkurën një aksion për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të vendosjes së basteve sportive online.
Uniformat blu kanë kryer kontrolle në disa ambiente në kryeqytet të cilat dyshoheshin se përdoreshin për vendosjen e skedinave.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në zona të ndryshme të Tiranës është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në pranga përfunduan shtetasit: D. L., 32 vjeç, S. N., 48 vjeç, T. S., 34 vjeç, R. Z., 18 vjeç, G. P., 24 vjeç, dhe D. K. 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., dhe E. P. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Policia bën me dije se 6 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë së tiranës për veprime të mëtejshme.
Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
- 10:11 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës
- 09:25 Nafta bie në nivelin më të ulët tremujor me shpresat për rihapjen e Hormuzit
- 09:16 Rama nga Berlini: Pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina, por e ardhmja jonë është me Europën