Policia arreston drejtuesin e mjetit që u iku gjatë aksionit antidrogë, sekuestrohet 1,2 kilogramë kokainë

27 Korrik 2021 | 18:51

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që u iku gjatë operacionit antidrogë mesditën e së martës në kryeqytet dhe që u bë shkak i përplasjes së tyre me dy gazetarë.

Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar quhet Altin Gega. Bashkë me të janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë, 2 prej të cilëve kane qenë në automjetin tip ‘Benz’, ndërsa personi tjetër i arrestuar ka qenë në një tjetër automjet.

Policia ka sekuestruar 1 kilogramë e 128 gramë kokainë.

Përmes një njoftimi zyrtar policia sqaron se gjatë operacionit, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur disa minuta më vonë, pas ndjekjes nga ana e policisë.

Operacioni antidrogë i policisë u bë publik pas publikimit të një videoje ku shihen efektivë të Forcave Speciale të ushtrojnë dhunë ndaj 2 gazetarëve në Tiranë, të cilët rastësisht ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes

Gazetari Ergys Gjençaj dhe kolegia e tij Klodiana Lala nga televizioni News 24 u përballën me dhunë fizike dhe verbale nga efektivët e policisë, të cilët shfaqen që shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj, shtynë gazetaren Lala dhe tërheqin me forcë një qytetare në një biznes ngjitur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Policia dhunon dy gazetarë, po filmonin një aksion antidrogë në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026