Policia e Gjirokastrës: 8 shoferë janë arrestuar në flagrancë dy javët e fundit

27 Gusht 2023 | 16:07

Policia e Gjirokastrës ka raportuar se në dy javët e fundit në gjirokastër janë arrstuar në në flagrancë 8 drejtues automjeti, janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, si dhe janë pezulluar 2 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimit të të gjitha akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

  • Janë ndëshkuar 481 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  • Janë ndëshkuar 49 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • Janë ndëshkuar 718 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Gjirokastrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026