Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72 vjeçar, 3 efektivët rrezikuan jetën

22 Korrik 2025 | 19:23

Një akt heroik nga tre efektivë të Policisë së Korçës ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari, banesa e të cilit u përfshi nga flakët në një lagje periferike të qytetit. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë hyrë mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë nga shtëpia Jorgo Kostrecin, i cili ndodhej i vetëm në momentin kur zjarri përfshiu banesën e tij njëkatëshe.

Ndërkohë që shërbimi zjarrfikës arriti të izolonte përhapjen e mëtejshme të flakëve, efektivët e Policisë së Drejtorisë Vendore të Korçës rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të moshuarin, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 72-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm për dëmtimet e lehta të shkaktuara nga tymi dhe stresi.

Pasi është nxjerrë jashtë nga forcat e policisë, 72 vjeçari ka thënë shumë pak, vetëm se nuk ka kuptuar asgjë kur banesa është përfshirë nga flakët. Ai jeton i vetëm dhe krahas pensionit, të ardhurat i siguron duke mbledhur hekurishte në zonën përreth.

Policia dhe zjarrfikësit po vijojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026