Policia e Kosovës arreston një shtetas gjerman që kërkohej nga Interpoli
Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës më 2 gusht, ndaj të cilit Gjermania, përmes Interpolit, kishte lëshuar urdhër-arrestim ndërkombëtar.
Policia tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi”.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer në Lipjan në orën 11:50.
Ndaj tij, autoritetet gjyqësore kanë shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.
Agjencisë Ndërkombëtare Policore (Interpol), që përveç bashkëpunimit policor, do t’i mundësonte Kosovës që të lëshonte edhe urdhër-arrestime ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet bashkëpunojnë me këtë organizatë dhe në të kaluarën kanë kryer arrestime në bazë të urdhër-arrestimeve të lëshuara nga Interpoli.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 09:57 Kampi i Kongos: Ebola mund të përhapet me shpejtësi, të paktën 30 vdekje
- 09:57 Përplasja Trump-Meloni, Spanja dhe Belgjika mbështesin kryeministren italiane: Mjaft me fyerjet nga Shtëpia e Bardhë
- 09:47 Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë
- 09:30 Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash (VIDEO)
- 09:28 Maroku drejt kualifikimit, mposht Skocinë 1-0
- 09:19 Dy bomba shpërthejnë në Pakistanin Veriperëndimor, mbeten 7 të vrarë