Policia e Kosovës ndalon të rinjtë serbë, mbanin materiale nxitëse
Policia e Kosovës ka ndaluar një grup të rinjsh serbë me materiale nxitëse, mëngjesin e së premtes, në Jarinje.
KosovaPress mëson nga burime brenda institucioneve të sigurisë se bëhet fjalë për gjashtë të rinj serbë, të cilët transportonin materiale me përmbajtje nacionaliste dhe nxitëse.
Sipas të të njëjtave burime, materialet kishin përmbajtje nxitëse të urrejtjes dhe glorifikim të figurave të lidhura me sulmin në Banjskë.
Nga ajo që shihet në afishet, fotografi të të cilave ka siguruar KosovaPress, vërehen simbolet e grupit ultra-nacionalist “Delije Sever” nga Zveçani, të gërshetuara me portretin e Stefan Nedeljkoviqit, i përmendur si një nga personat e vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Grupi mund të ketë lidhje me rrjete më të gjera nacionaliste, ku përmendet edhe emri i Vladimir Radivojeviqit, i njohur me nofkën “Mami”, i cili është raportuar se ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në sulmin terrorist të vitit 2023 dhe se ka lidhje të drejpërdrejt me terroristin Millan Radojçiç.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)