Policia e Kosovës ngre dyshimet: Plagoset dhe rrëmbehet një serb në Leposaviq

3 Nëntor 2025 | 16:15

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion për një incident në zonën e Leposaviqit, ku një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Në njoftimin zyrtar, Policia tha se vendi i ngjarjes ndodhet brenda territorit të Kosovës, në një hapësirë të njohur si “pika zero (0)”, afër kufirit me Serbinë.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar,” – thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar me inicialet M.V., dhe sipas dëshmive, ai është transportuar me autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit, në Serbi.

Policia ka konfirmuar se po vazhdon hetimet në bashkëpunim me KFOR-in dhe autoritetet ndërkombëtare, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar pretendimet për ndërhyrje të forcave serbe në territorin e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026