Policia e Kosovës: Rreth 1,500 pjesëmarrës në protestën në veri
22 Dhjetor 2022 |
15:52
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e sotme në veri ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar. Nga vlerësimet në terren, sipas Policisë, në protestë kanë qenë rreth 1,500 pjesëmarrës.
Policia ka eleminuar spekulimet për pengimin e autobusëve në Shtërpcë, që kanë pasur për qëllim mbërritjen në protestë.
KosovaPress ka raportuar se në protestë është thënë mes tjerash se shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku ndër vite, ndaj nuk është ndonjë problem të vazhdohet kjo bashkëjetesë edhe në të ardhmen.
Por, problemi qëndron mes serbëve dhe qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Albin Kurti, për të cilin është thënë se “dëshiron t’i zhdukë serbët nga Kosova”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë