Policia e Lezhës arreston autorin e vrasjes së dyfishtë në 2020

11 Shkurt 2022 | 09:26

Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim.

Edmond Perdoda akuzohet se bashkë me vëllain e tij Aleksandër Perdoda kanë vrarë Kol Murranin dhe Preng Simonin.

Aleksandër Perdoda është aktualisht në burg dhe po vuan dënimin e vrasjes më 27 prill 2020, ndërsa vëllai i tij u arrestua sot nga një operacion i policisë Lezhë në bashkëpunim me RENEA-n.

39-vjeçari, banues në Lalm, Lezhë ka qenë i dënuar më parë në Greqi. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjet një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026