Policia e Shtetit përfundon Asamblenë e Dytë të SEPCA-s nën presidencën shqiptare
Përfunduan punimet e Asamblesë së Dytë të Komunitetit të Policive të Europës Juglindore (SEPCA), e mbajtur nën presidencën e Policisë së Shtetit shqiptar, me pjesëmarrjen e drejtorëve të policive nga rajoni.
Gjatë sesionit u diskutuan çështje kyçe të sigurisë rajonale, përfshirë situatën aktuale dhe perspektivat e ardhshme të SEPCA-s në menaxhimin e migracionit të parregullt, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogave të forta. Fokus i veçantë ishte edhe roli i SEPCA-s si sistem paralajmërimi i hershëm për flukse të mundshme të migracionit dhe përfitimet nga shkëmbimi i informacionit dhe analizat e përbashkëta.
Krerët e policive të Europës Juglindore theksuan rëndësinë e konsoliduar të SEPCA-s në luftën kundër krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare dhe shprehën angazhimin e tyre për të forcuar ndikimin e këtij komuniteti në betejat kundër trafikimit të drogës dhe emigrimit të parregullt.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre gjatë presidencës shqiptare, duke theksuar se bashkëpunimi dhe angazhimi i Policisë së Shtetit do të vazhdojë edhe pas përfundimit të detyrës honorifike.
Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i cili mori pjesë për herë të dytë si vëzhgues, konfirmoi kapacitetet e Policisë së Kosovës për të qenë pjesë integrale dhe e barabartë e SEPCA-s.
Në ceremoninë e dorëzimit të presidencës së SEPCA-s tek Federata e Bosnjë-Hercegovinës, Drejtori Proda theksoi rëndësinë e pranimit të Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të plota, duke nënvizuar se vetëm një bashkëpunim i pandarë dhe i unifikuar mund të sjellë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë