Policia e Shtetit shtyn afatin e aplikimeve për Akademinë e Sigurisë

11 Tetor 2023 | 15:43

Shtyhet deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Sipas Policisë së Shtetit, qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve është dhënia e mundësisë së sa më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e policisë, duke qenë së kërkesat e adresuara kanë qenë të shumta.

Gjithashtu, policia informon se aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

“Për më shumë informacione mbi procedurën dhe mbi kriteret që duhet të plotësohen, të interesuarit duhet të paraqiten në drejtorinë vendore të Policisë, ku kanë vendbanimin.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit, të Policisë Kriminale, të parandalimit të pastrimit të parave dhe të krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026