Policia e Vlorës nis aksionin kundër parkimit të dyfishtë, masa administrative dhe mjete të bllokuara

23 Shkurt 2026 | 12:28

Pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të automjeteve që parkojnë në mënyrë të dyfishtë ose në hapësira që cenojnë qarkullimin dhe hapësirën publike, strukturat e Policisë së Vlorës këtë të hënë kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në të gjithë territorin e qytetit.

Sipas raportimeve bëhet e ditur se, në terren kanë zbritur njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e rendit, duke zhvilluar kontrolle të përqendruara në zonat më problematike.

Fokusi i ndërhyrjes ka qenë kryesisht në akset kryesore, në rrugët e brendshme me fluks të lartë lëvizjeje, pranë institucioneve publike, shkollave, spitaleve dhe zonave tregtare, ku parkimi i paligjshëm ka krijuar vazhdimisht bllokime, vështirësi për këmbësorët dhe rrezik për sigurinë rrugore. Sipas të dhënave paraprake, gjatë ditëve të para të aksionit janë vendosur me qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat, ndërsa një numër i konsiderueshëm mjetesh janë bllokuar dhe larguar me karrotrec nga vendet e ndaluara.

Policia ka rikthyer në funksion të plotë karrotrecin si masë konkrete për të disiplinuar parkimin e paligjshëm, veçanërisht në rastet kur automjetet kanë bllokuar korsitë e lëvizjes, hyrje-daljet e banesave apo bizneset, trotuaret dhe hapësirat e dedikuara për persona me aftësi të kufizuar. Sipas autoriteteve, toleranca ndaj këtyre shkeljeve do të jetë zero, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës urbane dhe në funksionimin normal të qytetit.

Ky aksion nuk do të jetë sporadik, por do të vijojë çdo ditë, me patrullime të shtuar dhe kontrolle të befasishme në zona të ndryshme. Për drejtuesit e automjeteve që rezultojnë përsëritës të shkeljeve, parashikohen masa më të ashpra administrative, përfshirë gjoba më të larta dhe procedura shtesë sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimin në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se respektimi i hapësirës publike është përgjegjësi e përbashkët. Synimi i këtij operacioni është rikthimi i disiplinës në rrugë, lehtësimi i trafikut dhe garantimi i sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës drejtues mjetesh, këmbësorë dhe biznese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026