Policia gjen 1 kg heroinë në kamionin e sekuestruar 10 muaj më parë

5 Prill 2022 | 11:19

Policia ka gjetur 1 kilogramë heroinë në një automjet në portin e Durrësit, brenda të cilit disa muaj më parë ishte sekuestruar drogë.

Operacioni sipas policisë ka nisur në qershor të 2021 kur në kamionin me drejtues shtetasin Sulo Pajo u sekuestrua 17 kilogramë heroinë.

Pas informacioneve se në të njëjtin automjet mund të kishte sërish drogë, policia ka kontrolluar me imtësi dhe ka zbuluar edhe 1 kg heroinë në shasinë e mjetit.

Në qershor të vitit 2021 kamioni i drejtuar nga Pajo është ndaluar në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, teksa qarkullonte në drejtim të Malit të Zi.

Për një kontroll më të specializuar, kamioni është shoqëruar në portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca. Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion ishin fshehur rreth 17 kilogramë heroinë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026