Policia hyn në ambientet e parlamentit, nisin hetimet për kaosin dhe tymueset

2 Nëntor 2023 | 11:32

Efektivë të policisë janë filmuar brenda ambienteve të parlamentit në përfundim të seancës plenare.

Gazetarja Eksiola Shehu bëri me dije për Euronews Albania se hetuesit kanë hyrë në Kuvend për të bërë vlerësime në lidhje me përdorimin e mjeteve tymuese nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Sipas gazetares hetimi po kryhet nga policia e Tiranës, ku personalisht drejtori Tonin Vocaj ndodhet brenda ambienteve të parlamentit, ku ndodhi situata kaotike.

“Ligjvënësit janë larguar, edhe socialistët nuk kanë zgjedhur të kenë një prononcim për media në lidhje me aksionin e opozitës sot. Është vënë re një prezencë e policisë brenda ambienteve të parlamentit. Siç e shihni dhe nga pamjet e drejtpërdrejta, janë oficerët e policisë që do të vlerësojnë skenën e zotit Salianji, i cili përdori tymuese gjatë seancës plenare.

Janë të veshur civilë dhe kanë zgjedhur të hyjnë nga hyrja pas, ku hyn zonja Nikolla apo zoti Rama. Vëndin e kanë lënë ligjvënësit por e ka marrë policia e Tiranës me drejtorin Tonin Vocaj, i cili po është brenda ambienteve të parlamentit”, tha Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026