Policia peng i drejtësisë së korruptuar, Rama: Ata që ‘zbardhën’ policin e Himarës
Kryeministri Edi Rama premtoi një fazë të re në policinë e shtetit me ‘drurë të shtrembër që siç tha do priten shumë shpejt’.
Në prezantimin e drejtuesve të rinj të policisë, kryeministri ritheksoi faktin se policia vazhdon të vuajë kusuret e drejtësisë së korruptuar, që edhe pse po pastrohet në nivelet e poshtme vijon të jetë e kalbur.
Ai hodhi akuza edhe për rikthimin në detyrë të policit Arjan Tase që vrau me skaf 7-vjeçaren në Himarë.
“Ka raste të dhimbshme gjithë këto vite ku policia ka harxhuar kohë, energji, ka rrezikuar edhe jetën për t’u hedhur hekurat atyre që gjykata i ka nxjerrë në liri, për të rikthyer të njëjtat krime identike. Është mirë ta dinë të gjithë se edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në Policinë e Shtetit jo për atë që bëri por sepse AMP e pati çuar në prokurori për t’u ndjekur penalisht në shkelje të ligjit, Gjykata e rikthen në detyrë, dhe një prokuror që mori atë që meritonte u shkarkua nga vettingu, ia mbylli përfundimisht çështjen, dhe e pafajësoi duke e rifutur në trupën policore, që nuk ka se çfarë bën tjetër veçse të hapë derën kur tjetri del si dhunues i ligjit dhe rikthehet si i pastër dhe i pafajshëm nga njerëzit e ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën
- 12:11 E dashura e Haaland: Në fillim më pëlqeu shoku i tij, por ndryshova mendje
- 12:09 Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve