Policia shpëton nga mbytja pushuesin në plazhin e Semanit

30 Gusht 2024 | 15:51

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë kanë shpëtuar nga mbytja një pushuesin në plazhin e Semanit.

“Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.

Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026