“Policia të dorëzohet e gjitha”, Manjani shigjeton Ardi Veliun: Pse nuk arrestohet?
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, tha se për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti është e akuzuar policia automatikisht, duke thënë se kjo e fundit duhet të dorëzohet e gjitha.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani ka ‘shigjetuar’ Ardi Veliun duke thënë se ky i fundit duhet të arrestohet pasi jep versione se si vriten njerëzit.
Sipas tij, Veliu nuk duhet të ishte as zyrtar.
“Klodian Rasha u godit nga policia dhe kjo është vrasje me dashje. Kam insistuar që atëherë që ka qenë vrasje me dashje e pastër. Këtu ka humbur jetën një njeri në duart e policisë dhe policia është e akuzuar automatikisht.
Policia të qepë gojën, të dorëzohet e gjitha. Zoti i kësaj çështje është vetëm prokurori, të gjithë të tjetër të qepin gojën, përfshirë dhe Ardi Veliun. Të gjithë lidhen më këta. Këto janë maskallëqe, ky nuk duhet të ishte zyrtar e jo të ishte atje ku është sot. Pse nuk arrestohet ky njeri që jep versione se si vriten njerëzit. Nëse duan transparencë, duhet të ndërhyjë prokuroria”- u shpreh Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur
- 08:54 Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes
- 08:50 Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër
- 08:43 Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite