Policia zbardh ngjarjen në Korçë, 39-vjeçari u qëllua me thikë, në kërkim autori
Policia e Korçës ka dalë me një informacion zyrtar këtë të mërkurë në lidhje me plagosjen e një shtetasi në qendër të qytetit, ku thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes.
Sipas policisë dyshohet se 39-vjeçari Deni Mecolli ka goditur me thikë të martën në mbrëmje 40-vjeçarin Ergyst Shtylla.
“Shtetasi Ergyst Shtylla, në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ka deklaruar se konflikti me autorin ka nisur për shitjen e një mjeti ndërsa ai është qëlluar me thikë nga shtetasi Deni Mecolli. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, ndërkohë që nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Ergyst Shtylla do rimerret në pyetje pas stabilizimit të gjendjes së tij shëndetësore ku ai aktualisht po trajtohet në spital me 3 plagë në bark.
Kujtojmë se të martën, rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) nga një person në afërsi të katedrales së Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta