Korçë, 62-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e banesës/ Çfarë dyshohet

31 Janar 2025 | 19:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflig të Korçës, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri jetonte me familjen e tij, dhe ata kanë njoftuar menjëherë policinë pasi e gjetën pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar për një ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit të Korçës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas burimeve, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak, por rezultatet e hetimit do të mund të saktësojnë këtë hipotezë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të trishtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026