“Gripi nuk duhet neglizhuar”, mjekët paralajmërojnë për komplikacione të rënda

3 Shkurt 2025 | 07:08

Gripi po shfaqet me disa komplikacione më të rënda dhe nuk duhet neglizhuar pasi mund të ketë pasoja fatale, theksojnë mjekët.

Ecuria e gripit shpesh është e paparashikueshme, edhe për individët që nuk kanë sëmundje shoqëruese.

Sipas të dhënave, mbi 23 mijë persona në javë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të gripit dhe virozave stinore.

Megjithatë, shumë të infektuar nuk paraqiten tek mjeku dhe nuk e marrin seriozisht sëmundjen.

Mjekët e familjes këshillojnë që asnjë simptomë nuk duhet neglizhuar.

Ata theksojnë se gripi mund të përfshijë jo vetëm rrugët e sipërme respiratore, por edhe të shkaktojë komplikacione serioze, si faringit, sinozite, dhe ndonjëherë mund të prekë trurin, zemrën, dhe membranat e zemrës, duke sjellë një situatë të paparashikueshme.

Sipas mjekes Bruna Shiroka, edhe individët pa sëmundje shoqëruese mund të përjetojnë ecuri të papritur të gripit. Ajo pohon se ndërkohë që të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të vaksinuar zakonisht nuk zhvillojnë forma të rënda të gripit, kjo është më e dukshme te individët e tjerë të popullatës, të cilët shpesh shfaqin shenja më të rënda dhe me komplikacione.

“Po shohim raste të pensionistëve dhe pacientëve me sëmundje kronike që shfaqen me shenja të lehta deri në intensitet mesatar, në krahasim me pjesën tjetër të popullatës që shfaqin simptoma më të rënda dhe agresive”, shton mjekja.

Sipoas mjekes, ndryshe nga viti i kaluar, virusi i gripit është më agresiv këtë vit. Kohëzgjatja e gripit varion nga 7 deri në 14 ditë, me temperaturë që mund të zgjasë nga 5 deri në 10 ditë, duke e lodhur pacientin.

Aktualisht, në vendin tonë qarkullojnë disa viruse respiratore, përfshirë gripin dhe COVID-19.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026